Sekretari britnik i transportit Grant Shapps është shprehur se është optimist mbi situatën e luftës dhe gjithashtu thotë se Ukraina mund ta fitojë luftën.
Sipas Sky News, Shapps tha se ka qenë në kontakt me homologun e tij ukrainas i cili tashmë po diskuton se si mund të rindërtohen qytetet në Ukrainë.
Sekretari i Transportit tha se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të reduktuar përdorimin e gazit dhe naftës ruse, e cila po vazhdon të financojë përpjekjet e luftës.
Ai pranoi se “çmimi i lirisë… nuk është pa kosto” pasi faturat e energjisë janë në rritje, por ai tha se është shumë e rëndësishme të mos i paguani para në dorë Rusisë.