Odessa zgjohet nën shpërthimet e forta në ditën e 39-të të luftës! Sirenat e sulmeve ajrore nuk janë ndalur në shumë prej qyteteve të vendit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov konfirmon se një nga objektivat kryesore të Moskës është të shpëtojë republikat e shkëputura të Donetsk dhe Lugansk.
Pamje tronditëse vijnë nga masakrat ruse në Bucha, ku njerëz të paarmatosur, civilë dhe fëmijë të vegjël janë ekzekutuar dhe janë lënë në mes të rrugëve të qytetit. Këto masakra janë dënuar nga Perëndimi, ndërsa Presidenti i Ukrainës, Zelensky e ka cilësuar gjenocid. Nga ana tjetër Moska e ka mohuar që të ketë kryer këto makara duke i cilësuar fotot të fabrikuara dhe të pavërteta.
Pamjet Buchës pas tërheqjes së trupave ruse, kanë lënë pa fjalë të gjithë botën. Presidenti i Këshillit të BE, Charles Michel i cilësoi ato një “masakër”. Ai tha se BE do të ndihmojë Ukrainën në përpjekjet e saj për të mbledhur prova lidhur me krimet e luftë. Nga ana tjetër Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se dhuna që iu atribuohet forcave ruse që kanë kryer në Bucha në rajonin e Kievit janë si “një grusht në stomak”.