Pasi ka shqyrtuar sjelljen e organeve të Rendit gjatë ndërhyrjeve për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar, Avokati i Popullit ka publikuar një përmbledhje me rekomandime mbi sjelljen e Policisë së Shtetit.
Nisur nga konstatimet e kryera nga Avokati i Popullit, u është kërkuar autoriteteve më të rëndësishme ligjzbatuese në vend si Ministrisë së Brendshme, Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së përgjithshme që të ndërmarrin një sërë masash administrative dhe ligjore për të ndëshkuar një seri sjelljesh individuale apo të organizuara që u vërejtën në veprimtarinë e Policisë së Shtetit gjatë operacionit për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar.