Finalizohet operacioni policor i koduar “Money Scam” me arrestimin e 5 personave.
Të arrestuarit falsifikonin kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të cilat tentonin t’i fusnin në qarkullim në disa subjekte tregtare.
“Operacioni, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë.
Hidhnin në treg kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, vihen në pranga 5 shtetas.
Sekuestrohen sasi të konsiderueshme të kartëmonedhave të prerjes 50 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Money Scam”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– E. P., 19 vjeç, E. H., 19 vjeç, L. K., 17 vjeç, Xh. Ç., 17 vjeç dhe A. H., 16 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim dhe “Mashtrimi”.
Këta shtetas, pasi blinin kartëmonedha të falsifikuara nëpërmjet rrjeteve sociale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në qytetin e Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.