Partia Socialiste do të shkarkojë kryetarët në 61 degët e saj në vend dhe do të bëjë rizgjedhjen e tyre sipas rregullave të reja. Report Tv ka zbardhur draftin që PS do dërgojë në Kongresin që do të mbajë më 9 prill.
Kërkesa e tyre për ndërprerjen e mandatit të kryetarëve të degëve, arsyetohet nga PS për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022. Gjithashtu degëve të PS do i shtohet edhe posti i Sekretarit Ekzekutiv.
ne perditesim…