Presidenti i vendit Ilir Meta po zhvillon një vizitë zyrtare në Bullgari. Kreu i shtetit është pritur atje me ceremoni zyrtare nga homologu i tij Rumen Radev. Një pjesë nga pritja zyrtare, kreu i shtetit e ka ndarë në rrjetet sociale.
‘I nderuar nga ceremonia shtetërore e pritjes së Presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev! Faleminderit! Благодаря!’- shkruan Meta.