Rusia nuk është duke hequr dorë nga ambiciet e saj për të marrë në kontroll Ukrainën dhe në bazë të lëvizjeve të trupave ajo po riorganizohet dhe po furnizohet me armatime të reja. Deklaratën e e ka bërë të ditur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Moska nuk po heq dorë nga ambiciet e saj për Ukrainën. Tani po shohim një lëvizje të konsiderueshme të trupave nga Kievi për riorganizim, riarmatim dhe rifurnizim. Dhe fokusi është në Lindje. Ne presim një shtytje ruse në jug dhe në lindje në të ardhmen. Rusia po përpiqet që të marrë të gjithë Donbasin dhe të krijojë një territor lidhës me Krimenë e pushtuar. Është një fazë vendimtare e luftës,”- tha ai.