Një 38-vjeçar, është gjetur i pajetë në automjetin që po udhëtonte, në aksin rrugor Fier-Lushnjë në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës. Policia bën me dije se nga veprimet paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë.
Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet.