Një 38-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer disa vjedhje në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës. Në pranga përfundoi Arion Gjergo, i cili hiqej si pacient dhe duke përfituar nga urgjencat mjekësore, kryente vjedhje të sendeve personale të pacientëve, që shkonin për të marrë mjekim dhe për të kryer vizita mjekësore.
Arion Gjergo 38 vjeç, ka qenë i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”, ndërsa në cilësinë e provës materiale atij i janë sekuestruar 1 milion lekë , një orë dore dhe një çakmak.
38-vjeçari u arrestua në flagrancë duke vjedhur një shumë parash në automjetin në pronësi të shtetasit R. Rr., në ambientet e spitalit QSUT, i cili kishte shkuar për vizitë mjekësore. Arion Gjergo është autor i disa rasteve të vjedhjeve të ndryshme, të ndodhura kohët e fundit, në ambientet e QSUT-së dhe në rrugën e Dibrës.
Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.