Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, në fjalimin e tij në Parlamentin Evropian u ka ofruar azil të gjithë ushtarëve rus të cilët refuzojnë që të jenë pjesë e ushtrisë ruse.
“Kam një mesazh për ushtarët rusë në front: nëse nuk doni të merrni pjesë në vrasjen e vëllezërve dhe motrave tuaja ukrainase dhe nuk doni të bëheni kriminelë, hidhni armët, ndaloni së luftuari dhe largohuni. I ofrojmë azil këtyre ushtarëve rusë që nuk u binden urdhrave rusë”, tha Michel.