“Në luftën aktuale në Ukrainë, ne jemi dëshmitarë të pafuqisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara”. Kështu tha Papa, i cili shtoi se ne flasim shpesh për ‘gjeopolitikë’, por fatkeqësisht logjika dominuese është ajo e strategjive të shteteve më të fuqishme për të mbrojtur interesat e tyre .
“Pas Luftës së Dytë Botërore është bërë përpjekje për të hedhur themelet për një histori të re të paqes, fatkeqësisht nuk mësojmë, por fatkeqësisht historia e vjetër e fuqive të mëdha konkurruese ka vazhduar”, shtoi ai.
Papa Françesku tregoi flamurin ukrainas të ardhur nga Bucha.
“Dje pikërisht nga Buça – tha – ma sollën këtë flamur, vjen nga lufta, pikërisht nga ai qytet i munduar”.
“Lajmet e fundit për luftën në Ukrainë, në vend që të sjellin lehtësim dhe shpresë, dëshmojnë për mizori të reja, siç është masakra e Buçës. Gjithnjë e më shumë mizori të tmerrshme, të kryera gjithashtu kundër civilëve, grave dhe fëmijëve të pambrojtur. Ata janë viktima të pafajshëm të të cilëve gjaku i thërret parajsës dhe lutet: t’i jepni fund kësaj lufte, të heshtin armët, të mos mbillni vdekjen dhe shkatërrimin. Le të lutemi së bashku për këtë”, tha Papa