Suedia ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimit, duke iu bashkuar një numri vendesh evropiane që tani janë plotësisht të hapura për turistët ndërkombëtarë.
Udhëtarët jashtë BE-së nuk kanë më nevojë për një certifikatë vaksinimi ose testimi për të hyrë në vendin skandinav, pasi rregullat u lehtësuan të premten më 1 prill. “Qeveria ka vendosur të mos e zgjasë ndalimin e hyrjes nga vendet e treta”, deklaroi Ministrja e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme, Morgan Johansson.
“Kjo do ta bëjë shumë më të lehtë për të gjithë ata që janë penguar të vijnë në Suedi vitet e fundit për shkak të pandemisë”, shtoi ajo. Kufizimet e udhëtimit kanë qenë në fuqi që nga fillimi i pandemisë në mars 2020. Fillimisht, u vendos vetëm një ndalim i përkohshëm i hyrjes për udhëtarët nga vendet jo-BE.