Pas largimit të Kanye West, u gjetën edhe titullarët e fundit për festivalin muzikor të mirënjohur. The Weeknd dhe Swedish House Mafia do të zëvendësojnë Kanye West. Billie Eilish dhe Harry Styles mbeten si interpretues për dy datat e së premtes dhe të së shtunës, respektivisht.
Swedish House Mafia supozohej të ishin të ftuar special pasi ishin të listuar në posterin origjinal të festivalit. Sidoqoftë, grupi i përbërë nga Axwell, Steve Angello dhe Sebastian Ingrosso, do të jenë performues kryesorë si rezultat i largimit të Kanye-s. “Kanye po tërhiqet sepse dëshiron të qëndrojë larg syrit të publikut pas gjithë dramës me Kim dhe Pete, ai dëshiron të marrë ndihmë,” tha një burim për Page Six. Javën e kaluar u tha Kanye i kishte thënë Kim-it se do të tërhiqej nga rrjetet sociale, nuk do të jepte asnjë deklaratë publike dhe do të kërkonte ndihmë.
Coachella do të zhvillohet nga 15 deri më 24 prill.