Sanksionet e reja amerikane kundër Rusisë janë “një goditje e drejtpërdrejtë për popullsinë e Rusisë, për qytetarët e zakonshëm”, tha të mërkurën ambasadori rus në SHBA.
“Sulmet e pandërprera të administratës Biden në formën e sanksioneve demonstrojnë aspiratat e vërteta të Shteteve të Bashkuara”, tha ambasadori rus në SHBA, Anatoly Antonov në një postim në kanalin Telegram të Ambasadës Ruse.
“Çuditëse janë përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të na e vështirësuar shërbimin e borxhit tonë publik. Ne i shohim në këto përpjekje si një dëshirë për të njollosur reputacionin e Rusisë, e cila, megjithë barrierat ekonomike të ndërtuara nga Uashingtoni, vazhdon të përmbushë detyrimet e saj të borxhit në mirëbesim dhe në kohën e duhur”, tha Antonov.
Përgjigja e tij vjen pasi Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi të mërkurën sanksione të reja që synojnë institucionet më të mëdha financiare të Rusisë, Sberbank dhe Alfa Bank, si dhe individë, duke përfshirë dy vajzat e rritura të Presidentit Vladimir Putin dhe gruan dhe vajzën e ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov.