Tiranë- Aktualisht në vendin tonë ka fëmijë të prekur me COVID-19. Raportohet se Pediatria në Tiranë ka shfaqur edhe rastet e reja të fëmijëve të prekur me koronavirus.
Burime për “ABC News” kanë njoftuar se ndër të infektuarit me koronavirus, janë edhe 10 fëmijë të cilët janë shtruar në pediatrinë Infektive në QSUT.
Mësohet se përgjithësisht gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe nën monitorimin e mjekëve.