Humb kontaktet me familjen kryesekretarja e Gjykatës së Lezhës, Klaudia Marku, policia nis kërkimet. Denoncimin e ka bërë bashkëshorti i saj.
Dyshimet janë se gruaja është larguar për probleme familjare, por nuk përjashtohen as pista të tjera. Ajo punonte prej vitesh punonjëse e gjykatës së Lezhës, ndërsa së fundmi kishte fituar një vend pune si OPGJ në prokurorinë e Lezhës dhe brenda pak ditësh pritej të transferohej.