Rikthimi i reshjeve të shiut ka rritur rrezikun e bllokimit të qarkullimit në rrugën e Arbrit. Masivi i dheut në malin pranë tunelit të Murrizit vijon të bjerë në rrugë, duke rrezikuar mjetet që vijojnë të qarkullojnë në drejtim të Tiranës dhe Dibrës. 5 ditë më parë në këtë segment, pati një rënie të madhe dheu nga shpati i malit pak metra larg hyrjes së tunelit të Murrizit. Është dashur një punë prej afro 20 orësh me dy mjete që firma të largonte qindra metër kub dhera të rënë në asfalt.
Në këtë aks po ashtu ende nuk është vendosur sinjalistika paralajmëruese për rrezikun që ju kanoset drejtuesve të mjeteve teksa lëvizin në drejtim të Tiranës apo Dibrës.