Gjiganti i naftës ‘Shell’ do të pësojë një humbje prej 5 miliardë dollarësh nga heqja dorë prej aseteve ruse, si pjesë e planit për t’u tërhequr nga vendi. Kompania është zotuar të mos blejë më naftë, por kontratat e nënshkruara përpara pushtimit të Ukrainës do të përmbushen, raporton BBC.
‘Shell’ u kritikua kur bleu naftë bruto ruse me një çmim të lirë menjëherë pas fillimit të luftës. Në përgjigje të reagimit, kompania kërkoi falje dhe u zotua të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia.