Presidentja Ursula von der Leyen do të shkojë nesër në Kiev ku do të takohet me presidentin Zelensky.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer tha se presidentja Ursula von der Leyen do t’i përçojë Presidentit Volodymyr Zelensky dhe të gjithë ukrainasve një mesazh solidariteti total nga Bashkimi Evropian në Ukrainë përballë pushtimit nga Rusia dhe “sigurisht do të përsërisë dhe diskutojë të gjithë mbështetjen që BE po jep dhe do të vazhdojë t’i japë Ukrainës në këto rrethana të vështira”.