Prokuroria e Tiranës ka lëshuar 22 urdhër arreste për goditjen e kontrabandës përmes operacionit ‘Posta’. Deri në këto momente janë 14 të prangosur. Operacioni nga Tatimet, doganat dhe sektori i krimit ekonomik në prokurori. I gjithë aktiviteti në faqet online te paregjistruara të pa fiskalizuara të cilat bënin evazion fiskal në vlera miliona euro. Aktualisht po zbatohen vendimet e gjykatës. Bëhet fjalë për një skemë kontrabandë me shitjet online dhe kryesisht për materiale si kozmetike, veshje dhe aksesorë.
Urdhër-arrestet të prokurorit Bledar Valikaj, të miratuara nga gjykata, vjen si vazhdim i operacionit të nëntorit të vitit të kur u zbuluan 6 magazina industriale në kryeqytet që merreshin me kontrabandë mashallash tekstile duke shmangur detyrimet tatimore dhe kryer evazion fiskal.
Këto magazina kishin krijuar një skemë kontrabande që ushtrohej fizikisht dhe nëpërmjet faqeve online si Instagram dhe Facebook, duke i shkaktuar një dëm të madh shtetit. Shitjet bëheshin në të gjithë Ballkanin.
Në magazinat e bllokuara janë sekuestruar pakon e mallrave kontrabandë, pa faturë fiskale. Të arrestuarit në bashkëpunim edhe me individë që nuk kishin regjistruar bizneset, por dhe me subjekte të tjera tregtare kishin krijuar një skemë për tregtimin dhe transportimin e produkteve që futen dhe dalin nga Shqipëria në mënyrë kontrabandë pa iu nënshtruar tarifimit doganor dhe duke shmangur detyrimet tatimore. Nga kontrolli është konstatuar se shumë prej pakove me destinacion blerësin nuk ishin të pajisura me kupon ose faturë tatimore sipas legjislacionit përkatës. Kjo skemë u mundësonte personave ose subjekteve tregtare që e zhvillonin konkurrencë të pandershme krahasuar me bizneset e rregullta.
Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se, këta shtetas nëpërmjet faqeve online në rrjete sociale, reklamonin dhe tregtonin produkte të ndryshme, të cilat dyshohet se janë futur në Shqipëri kontrabandë, dhe për shitjet e tyre, nuk jepnin faturë tatimore, duke shmangur pagesën e taksave dhe tatimeve. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar sasi të konsiderueshme produktesh (mallrash), të cilat do të tregtoheshin te klientët nëpërmjet postave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”.
Pakot postare me produkte të 31 kompanive nuk shoqëroheshin me kupon tatimor. Produktet shiteshin me çmime më të lira, dyshohet se kanë hyrë kontrabandë ose janë produkte false. Faqet online kryenin kontrabandë, në 3 vite nuk kanë kryera asnjë import apo eksport. Për administratorët e 25 subjekteve që sheshin mallra online është vendosur arrest me burg nga gjykata.
“Këto subjekte duhet te hetohen pasi veprimet e tyre plotësojnë tërësisht elementet e figurave te veprave penale të “Kontrabandë me mallra të tjerë”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash dhe tatimesh” të parashikuar nga nenet 174,180,181”, thuhet në vendim.
1. A. H administrator i dy faqeve Online London Fashion dhe Bo Boo Fashion
2. E. I administratore tek subjekti Pure Parfume
3. K. V administrator i subjektit Klodi Store
4. E. K administrator i faqes King Bro Style
5. J. Q administrator i faqes Bli Veshje
6. A. S administrator i faqes online Jaguar kids
7. P. Rr administratore e faqes Gral
8. E. K administratore e faqes Fansi Shop
9. E. Xh adminsitratore e faqes EMY SHOP
10. E. R administratore e faqes Luxmoda
11. M. B administrator i faqes online Zero Absolute
12. A. D administratore e faqes Garderoba ime
13. G. Ll administrator i faqes Outlet Shoes
14. I. D administrator i faqes Tutto casa.al
15. M. G administratore e faqes HM Original Fashion
16. J. K administratore e dy faqeve online Chic&Posh Uk dhe Lulita.Uk
17. S. R administratore e faqes online Dars.Al
18. Sh. P administrator i faqes Pelinku Store dhe subjekt fizik Shkëlqim Pelinku
19. B. B administrator i faqes Carpet Diem
20. R. Gj adminsitratore e faqes Divino Shoes
21. E. Ç administrator i faqes online BeCool
22. E. Z S administratore e faqes online Natura Vita Health