Britney Spears, sapo ka ndarë me të gjithë lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë me të fejuarin Sam Asghari. Në një status të veçantë, ajo shkruan se kishte vënë re se kishte filluar të fitonte peshë pas një udhëtimi në Maui me modelin: “Kështu që bëra një test shtatzënie. … dhe uhhhh mirë … do bëhem me një fëmijë.”
Britney, nënë e djemve; Sean Preston, 16 vjeç dhe Jayden James, 15 vjeç, nga martesa e saj e mëparshme me Kevin Federline.
Duke reflektuar mbi përvojën e saj si një personazh i famshëm shtatzënë që është në qendër të vëmendjes, Britney shkroi: “… Më duhet të them se është absolutisht e tmerrshme. Gratë nuk flisnin për këtë në atë kohë … disa njerëz e konsideruan të rrezikshme nëse një grua ankohej, por tani gratë flasin për këtë çdo ditë … faleminderit Jezus që nuk duhet ta mbajmë më sekret…”
Këngëtarja shtoi se tani ka në plan “të bëjë joga çdo ditë” në vend që të dalë jashtë.