“Armiku po përpiqet të përfundojë grupimin dhe transferimin e trupave në zonat e përqendrimit të rajoneve Belgorod dhe Voronezh në Federatën Ruse, si dhe transferimin e forcave ajrore dhe hapësinore në aeroportet në afërsi të kufijve lindorë të Ukrainës.”
Kështu shkruan Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në raportin ditor.
“Në drejtim të Slobozhansky, vazhdon më tej, trupat armike vazhdojnë të bllokojnë pjesërisht qytetin e Kharkiv”.
Përleshje raportohen në zonën e qytetit të Izyum dhe në drejtimet Donetsk dhe Tavriya.
“Ka shenja të forcimit të sistemit të mbrojtjes ajrore, në zonat e Melitopol dhe Ilovaisk. Ka të ngjarë që në të ardhmen armiku të përpiqet të marrë kontrollin e qytetit të Mariupol,” përfundon raporti.