Nazmi Bandulla kur kishte dalë nga shtëpia e tij për të konsumuar kafen e mëngjesit nuk e kishte menduar se ajo do të ishte e fundit. Teksa qëndronte i vetëm në lokalin pranë banesës së tij në lagjen ‘Partizani’ në Shkodër, 55-vjeçari është qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një mjet në lëvizje. Bandulla ngeli i vdekur në vend, ndërsa në vendin e ngjarjes mbetëm pas vetëm njollat e gjakut.
55-vjeçari nuk ishte një emër i panjohur për policinë. Bandulla ishte një person me precedent të mëparshme penal për konflikte brenda familjes, ku në 2012 ishte arrestuar pas një konflikti pronësie me vëllanë e tij, të cilit e kishte kërcënuar me armën.
Gjithashtu më 26 dhjetor të 2020, një sasi tritoli i ishte vënë mjetit tip fouristradë X5, të Bandullës që ishte i parkuar pranë shtëpisë së tij, ku nga shpërthimi nuk pati të lënduar. Vetë Bandulla tha për ngjarjen në atë kohë se nuk e kishte idenë se kush ia kishte vendosur tritolin, pasi nuk kishte konflikte. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.