Tiranë- Në Ditën Ndërkombëtare për Parandalimin e Abuzimeve ndaj fëmijëve, presidenti i vendit Ilir Meta i ka bërë thirrje Kuvendit të miratojë projekt-ligjin e regjistrit të emrave që janë dënuar për abuzimet ndaj fëmijëve.
Në fjalën e tij, kreu i shtetit u shpreh se duhen ndërmarrë menjëherë masat për mbrojtjen e fëmijëve, duke iu kërkuar institucioneve përkatëse të punojnë për mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve.
“Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi me kapacitet për trajtimin e krijimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët. Shërbimet shoqërore janë larg standardin. Ndaj Njësia e Inteligjencës e rendit vendin tonë shumë larg vendeve të Rajonit. Në këtë kuadër, është urgjente që të merren hapa të përmirësimit të menjëhershëm të politikave, dhe të zbatohen modele për mbrojtjen e fëmijëve. Dua të nxis Kuvendin dhe deputetët që të miratojnë sa më shpejt projektligjin për regjistrin të dënuarit për krime seksuale që CRCA Albania ka përgatitur. Është e patolerueshme qe vetëm 44 % e autorëve të krimeve seksuale të fëmijëve janë dënuar me formë të prerë. Të gjitha strukturat dhe agjencitë e ndryshme, duhet të intensifikojnë përpjekjet që parandalojnë abuzimin e fëmijëve, duke rritur ndëshkueshmërinë. Çështja e abuzimit me fëmijët është komplekse. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë që t’ju sigurojmë atyre të ardhme të sigurt.”, tha Meta.