Olena Zelenska tregoi se prej më shumë se një muaji nuk e ka takuar bashkëshortin e saj, presidentin ukrainas Voladimir Zelenski. Në një intervistë për CNN, zonja e parë u shpreh se ka komunikuar me të vetëm me telefon dhe se presidenti jeton në zyrën e tij bashkë me ekipin. Sipas saj lufta ka nxjerrë në pah Zelenskin në sytë e saj.
“E kam ditur gjithmonë se ai ishte dhe do të ishte një mbështetje e besueshme për mua. Më pas ai u bë një baba i mrekullueshëm dhe mbështetje për familjen tonë. Ai nuk ka ndryshuar. Thjesht më shumë njerëz e panë me sytë e mi,” – u shpreh Zelenska.
Ndërkohë, sa i takon fëmijëve, ajo rrëfeu se po jetojnë me të dhe nuk ju ka folur konkretisht për luftën. Zonja e parë e Ukrainës tregoi se fëmijët ndonjëherë e kuptojnë më mirë se të rriturit, thjesht duke bashkëjetuar me situatën dhe duke i jetuar frikërat me guxim.