Sulmuesit të Manchester United, Cristiano Ronaldo-s, i është hequr detyra si ambasador bamirësie i “Save the Children” pas incidentit të së shtunës, sipas La Gazetta Dello Sport.
Ylli i futbollit ishte i frustruar me performancën e skuadrës, ndërsa Everton fitoi 1-0 ndaj Manchester United dhe reagoi ashpër ndaj një tifozi. Videoja ku Ronaldo i heq nga dora telefonin një tifozi ndërsa po drejtohej për në dhomat e zhveshjes, duke ia thyer pajisjen, bëri xhiron e mediave. Nëna e 14-vjeçarit reagoi në rrjetet sociale, duke publikuar dorën e nxirë të të birit nga goditja dhe tregoi se djali është autik dhe mbeti i shokuar nga gjesti i CR7.