Rusia mund të mbajë një paradë të ‘Ditës së Fitores’ në qytetin port ukrainas të Mariupolit, ka thënë në Telegram Petro Andryushchenko, një ndihmës i kryetarit të bashkisë së qytetit, raporton BBC.
Ai tha se Kostyantyn Ivashchenko, të cilin trupat ruse e vunë në krye të pjesës së Mariupolit nën kontrollin e tyre, u urdhërua “të pastrojë një pjesë të qendrës së qytetit nga rrënojat dhe trupat e vdekur për të bërë të mundur mbajtjen e një parade më 9 maj”.
“Duke gjykuar nga të dhënat, pushtuesit po planifikojnë të mbajnë një ‘karnaval fitoreje në Mariupol në rast se operacioni i tyre special është i suksesshëm”, tha Andryushchenko. Parada do të përkojë me festën më të madhe publike të Rusisë, ‘Ditën e Fitores’, e cila mbahet çdo vit më 9 maj për të festuar triumfin mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore.