‘Moskva’ është anija më e rëndësishme e flotës ruse, por që tashmë është dëmtuar si pasojë e sulmeve ukrainase. Teksa Kievi pretendon se anija është fundosur pas sulmeve, Rusia deklaron nga ana tjetër se ajo vijon të lundrojë dhe se armët kryesore nuk janë dëmtuar. Kjo anije, krenaria e flotës ruse, ka udhëhequr flotën e Detit të Zi që nga viti 2000. Anija është 186 metra e gjatë dhe hyri në shërbim në fillim të viteve 1980 dhe ka luajtur një rol kyç në fushatat e shumta ushtarake ruse, përfshirë në Siri.