Rusia po ndjen efektin e sanksioneve perëndimore dhe ndërprerjeve në furnizimin me ushqime pasi qytetarët janë të detyruar të presin në radhë të gjata për të blerë mallra bazë si ilaçe, sheqer, makarona, bukë, apo vezë. Disa qytetarë kanë shprehur shqetësimin e furnizimeve të sheqerit dhe kripës.
“Nuk kam nevojë për shumë sheqer, por ka pak në treg”, tha Roza, një qytetare. “Nuk shoh ndonjë mungesë të ushqimeve, përvec kripës e sheqerit”, u shpreh një tjetër.
“Sigurisht që jam kundër luftës, por çfarë duhet të bësh kur pushtetin në Ukrainë e kanë fashistët”, tha Marija. Problemet ekonomike të Rusisë po ndihen. Por, ekspertët paralajmërojnë se qeveria mund të përdorë masa drastike për të mbrojtur ekonominë.