Princi Harry dhe Meghan Markle kanë vizituar të enjten Mbretëreshën Elizabeth. Lajmi është konfirmuar për ABC News, nga një zëdhënës i Harry-t dhe Meghan-it.
Vizita shënon herën e parë që çifti ka vizituar mbretëreshën së bashku që nga shpërngulja në Kaliforni dy vjet më parë. Meghan dhe Harry fluturuan nga LA në Londër, të martën. Ata zbuluan se plani i tyre ishte të shijonin një vizitë të shkurtër këtë javë në Londër përpara se të niseshin për në Holandë para fillimit të lojërave ‘Invictus’.
Burimet treguan se Meghan dhe Harry kanë pasur një takim me Mbretëreshën Elizabeth dhe Princin Charles.
As Harry dhe as Meghan nuk morën pjesë në shërbesën, që u ndoq nga anëtarët e familjes mbretërore, duke përfshirë Princin Charles dhe bashkëshorten e tij, Camilla, Dukesha e Cornwall-it; Princi William dhe bashkëshortja e tij, Kate, me fëmijët.
Mbretëresha, e cila javën e ardhshme do të mbushë 96 vjeç, i ka kaluar muajt e fundit në Kështjellën Windsor. Dalja e saj e fundit publike ishte në fund të marsit, kur mori pjesë në shërbesën e Falënderimeve për bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, në Westminster Abbey.