Janë shfaqur imazhe të pabesueshme që përshkruajnë pasojat e një prite të kryer nga forcat speciale ukrainase ndaj një kolone me forca të blinduara dhe trupa ruse të nisur nga Kharkiv për në qytetin në Izyum në fillim të kësaj jave.
Pamjet e publikuara nga Forcat Tokësore të Ukrainës tregojnë mbeturinat e djegura të disa automjeteve të blinduara ruse pasi ato u gjendën në mes të një shpërthimi të madh i orkestruar nga operatorët e SSO.
Rusia po dërgon shumë trupa në zonat përreth qytetit të Izyum, i cili shtrihet vetëm 25 milje nga rajoni i Donbasit, ku forcat e armatosura të Ukrainës janë përfshirë në luftime të ashpra me pushtuesit.
Pasi mësuan destinacionin dhe itinerarin e një autokolone të veçantë ruse, operatorët e SSO vendosën pirgje me tritol në pikat kyçe përgjatë rrugës dhe nën një urë të cilat u shpërthyen teksa kolona ushtarake hyri në mes të saj. ©LAPSI.al