Ish-ministri Lefter Koka do të merret për herë të parë në pyetje nga SPAK ditën e sotme, lidhur me aferën 4.9 mln euro me inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit. Koka prej dy jave është transferuar në paraburgimin e Durrësit, ndërsa do të pyetet për të dy inceneratorët dhe për marrjen e rreth 5 milionë eurove përmes korrupsionit e shpërdorimit të detyrës. Prokurorët që do e marrin në pyetje janë Vladimir Mara dhe Dritan Prençi. Koka pritet të shoqërohet nesër në orën 10.00 në SPAK.
Ditën e djeshme dha dëshminë e tij ish-deputeti socialist, Alqi Bllako i cili mohoi që të ketë rol vendimmarrës te inceneratorët, duke deklaruar se detyra e tij ka qenë vetëm të përcjellë shkresën për miratim te Këshilli i Ministrave.
Më 14 dhjetor 2021 SPAK arrestoi ish ministrin Lefter Koka si të përfshirë në aferën e inceneratorin të Elbasanit dhe atë të Fierit, duke përfituar rreth 5 milionë Euro. Sot bëjnë 4 muaj nga arrestimi i Kokës, ndërsa SPAK do ta marrë në pyetje për herë të parë pikërisht për këto afera ditën e nesërme. Do të jenë prokurorët Vladimir Mara dhe Dritan Prençi, që do të pyesin Kokën për inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit.
Koka prej dy javësh është transferuar në paraburgimin e Durrësit, ndërsa do të mbetet në burg pas vendimit të marrë më 31 mars nga Gjykata e Lartë, e cila i ka refuzuar rekursin për tu liruar nga masa e sigurimit ‘arrest me burg’ pas akuzave për përfitimin e 3.7 milionë euro për aferën e inceneratorit të Elbasanit dhe 1.2 milionë euro në inceneratorin e Fierit, pra në total sipas SPAK, rreth 5 milionë euro nga të 2 inceneratorët.
Lefter Koka akuzohet për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, ku përmes faturave tatimore fiktive nga kompani të treta të lidhura me ish-ministrin, për punime që në të vërtetë nuk janë kryer. Kjo pagesë, iu dha Kokës si shpërblim për favorizimin që i bëri 2 kompanive për të lidhur kontratën e koncensionit SPAK ka sekuestruar kompanitë “Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.