LEZHË- Një mobilieri është qëlluar me breshëri plumbash mesnatës e djeshme në fshatin Nikel të Krujës.
Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me automatik në drejtim të mobilierisë në pronësi të Myslym Karait. Ka qenë pikërisht pronari ai që ka njoftuar policinë mëngjesin e sotëm, pasi ka vënë re dëmtimin e fasadës. Fatmirësisht asnjë person nuk është lënduar.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa pritet të hapen edhe kamerat e sigurisë për të identifikuar autorin.