• Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë
Albanews
Advertisement
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
No Result
View All Result
Albanews
No Result
View All Result

Berisha: Kongresi i PS ishte kongres i mafies shtetërore! Rama e shpalli SPAK-un pjellë të partisë

15/04/2022
in Politikë
0
Berisha: Kongresi i PS ishte kongres i mafies shtetërore! Rama e shpalli SPAK-un pjellë të partisë

Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, në një konferencë për shtyp nga selia blu, komentoi kongresin e socialistëve.

“Kongresi i një mafie shtetërore, ose le ta quajmë kongresi i Cosa Nostra-s. Kjo u faktua te tematika kryesore e këtij kongresi. Shqiptarët, që prisnin me padurim të dëgjonin se si do u lehtësohen dhimbjet e mëdha që u krijon rritja e çmimeve, nuk morën asnjë përgjigje.

Kongresmenët u ulën mbi dengje kashte, rrahën gjoksin dhe u përgjëruan për fshatarët apo për të tjerët, por e vërteta është se kongresi i tyre, në vend të lajmeve të rëndësishme për lehtësimin e dhimbjeve të përditshme të qytetarëve, i informoi ata se narkoshteti ka vendosur të ligjërojë produktet e krimit të tij të shëmtuar. Ka vendosur të ligjërojë kanabisin, madje bazuar në mashtrimin kombëtar, në anketën e mashtrimit kombëtar. U zotuan me solemnitet se nëse shqiptarët janë dakord për përdorim individual, do lejohet edhe përdorimi individual. Praktikë kjo e shkatërrimit kombëtar.

Gjithçka në kuvend u bë që të mbulohej me retorikë, me dengje kashte, flakët e inceneratorëve. Të mbulohej kjo aferë, me të cilën që nga Edi Rama deri te vartësit e Alqi Bllakos dalin para jush si një organizatë kriminale, që ka vjedhur qindra milionë dhe do vidhnin qindra të tjerë. Vetëm në një aferë.

Nuk u tha asnjë fjalë se përse Edi Rama si kreu i organizatës mafioze të inceneratorëve firmosi kontratën me negocim të mbyllur. Kjo do të thotë negocim në shpellat e mafies. Zyra e kryeministrit është shndërruar në shpellë. Ajo lejon kontratën me negocim të mbyllur. Sepse kryejuristi i organizatës kriminale, Agaçio, që lumturon bosët e mafias me dhjetëra e dhjetëra hektarë tokë, në vend që të respektonte Kushtetutën dhe të thoshte se kjo nuk mund të firmoset, argumenton se kjo është legjitime,” tha Berisha.

“Ata që kanë pasur ndonjë vërejtje apo dyshim se po abuzohet duke e quajtur SPAK-un, si SPAK i partisë, u gjetën në mënyrë të zhgënjyer. Në mënyrë të përsëritur, Edi Rama, kreu i organizatës, u deklaroi shqiptarëve se SPAK është vepër i PS, është fëmija e saj, pjellë e saj dhe këtë duhet ta dijë Shqipëria dhe bota.

Në diktaturë, ju nuk keni jetuar, por institucionet si prokuroria, gjykatat, policia, ushtria, quheshin armë të partisë. Ekzakt kjo që u them unë. Armë në duart e partisë. Armë në duart e diktaturës së proletariatit. Këtë herë nuk është më diktaturë e proletariatit. Këtë herë flitet për armë të PS apo të narkoshtetit.

Kreu i organizatës kriminale ngarkoi me detyrë SPAK-un e partisë duke i thënë që e dua Sali Berishën në burg dhe në djall opozitën. Në historinë 30-vjeçare të këtij vendi, kuvende të  tilla edhe Partia e Punës ka zhvilluar, por kaq të paskrupullt, kaq të hapura, përpiqej që të maskonte diçka”.

Tags: albanewskongresi i mafias shteterorekongresi i pssali berisha
Previous Post

Rusia: Operacioni special ushtarak në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Next Post

Rama në Azerbajxhan: Do të punojmë për gazifikimin e Shqipërisë!

Related Posts

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

Me 66 vota kundër, rrëzohet kërkesa e deputetëve të Berishës për mocion me debat për McGonigal

02/02/2023
Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

Berisha i përjashtuar, foltorja bllokohet nga deputetët e tij: Duam mocion me debat pa kufizim kohe! Sot interpelanca me Alibeajn për McGonigal, Rama mungon

02/02/2023
Kuvendi sot në seancë plenare, deputetja e PD thërret në interpelancë Ministrin e Brendshëm

Sot Kuvend, Rama interpelancë me Alibeajn për çështjen e zyrtarit të FBI-së! Grupi Berishës kërkon mocion me debat pa limit kohor

02/02/2023
Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

Mbi 2 orë në SPAK/ “Inceneratori i Tiranës, skenë krimi”, sfidon Kryemadhi: Kam prova të reja! Aferës do i shkoj deri në fund

01/02/2023
Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

Meta: Rama u ka bërë presion kritikëve se “po hetohen nga Amerika”

01/02/2023
Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

Meta i bashkohet protestës së Berishës: Të gjithë bashkë që të shporrim këtë regjim monist

01/02/2023
Next Post
Përplasjet me komentuesit në Facebook, Rama: Mbase jam unë gabim

Rama në Azerbajxhan: Do të punojmë për gazifikimin e Shqipërisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

RRJETET SOCIALE

ME TE LEXUARAT

  • U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    U shpall i pastër, KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Florjan Kalaja

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • ANALIZA/ Andi Bushati: Historia e një familjeje, që thotë gjithçka për tragjedinë e 26 nëntorit

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • 24 mars 1999/ 22 vite nga bombardimet e NATO-s në Jugosllavi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Plagoset me thikë vëllai i gjyqtares së KPA, Natasha Mulaj, ndërtues pallatesh në Tiranë! I denoncuar më parë si i përfshirë në një skemë mashtrimi

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Sulltan Nevruzi: Pse është ditë e shenjtë, si festohet dhe çfarë duhet të dini?

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
Albanews

AlbaNews.al është portali online i krijuar në mënyrë të pavarur për të informuar publikun. Përcjellim lajmin në kohën reale, çdo ditë në mënyrë të drejtëpërdrejt, të balancuar dhe të pavarur.

Krijuar si një nismë e shprehjes së lirë dhe pavarësisë, AlbaNews.al do të jetë zëri dhe fjala e drejtëpërdrejtë, në problematikat e ndryshme që do të mbërrijnë në redaksinë tonë.

Na Ndiqni në rrjetet sociale:

Ndërlidhje sipas Kategorive:

  • Aktualitet
  • Botë
  • Editorial
  • Ekonomi
  • Horoskopi
  • Këshilla
  • Kosova
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lifestyle
  • Parashikimi i Motit
  • Politikë
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Sport
  • Teknologji
  • Virale

Lajmet e fundit:

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

Ndryshime në provimet e maturës: Maturantët kanë të drejtën për të kërkuar rivlerësim të testeve

04/02/2023
Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023

04/02/2023
Foto ilustruese

Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, ndikon pozitivisht dhe në Shqipëri

04/02/2023
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Rajon
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Lifestyle
    • Parashikimi i Motit
    • Këshilla
    • Horoskopi
    • Showbiz
    • Teknologji
  • Editorial
  • Albanews
  • Marketing
  • Politikat e Privatësisë

© 2020 Albanews.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Albanews.