Sali Berisha deklaroi se Lulzim Basha ka drekuar dhe darkuar me ish-deputetin Aqif Rakipi, tashmë i sanksionuar nga SHBA.
“Unë kam shprehur hapur dhe qartë mendimin tim. Kam qenë dhe do të mbetem për të gjithë sanksionet që mbështeten në prova. Nuk kam hezitim për cilindo. Rasti konkret, nuk jam future shumë në hollësi se po të futesha më dilte një seri drekash dhe darkash të Lulzim Bashës me Qifen dhe përpjekjet e tij për ta vendosur në koalicion me PD. E kam takuar një herë në jetën time, dënoj aktet e blerjes apo shitjet e votës. Unë e kam mbajtur përgjigjen time që mbështes argumente e prova dhe sigurisht nuk mbështes vendime pa argumente dhe prova, unë dënoj çdo akt dhe blerje votash. Unë nuk kam folur për personin, sepse më dilte seriali i drekave të Bashës me këtë. S’kam dashur të ndërhy në këto drekat dhe darkat, në çështjet private. S’e kam parë të arsyeshme”, u shpreh Berisha në një konferencë nga selia blu.