Rruga drejt rikthimit të lavdisë ka nisur. Flamurtari pas vetëm një sezoni ka siguruar ngjitjen në kategorinë e parë. Fitorja 4-1 kundër Luftëtarit i siguroi matematikisht ngjitjen klubit vlonjat, që vjet preku fundin duke rënë në kategorinë e parë.
“Ishte një sezon i gjatë i vështirë, duke filluar nga infrastruktura. Të gjitha gjërat këtë sezon nuk ishin në favorin tonë sepse Flamurtari nuk është mësuar të luajë në këto kategori apo nivele,”-tha Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.
Kanë mbetur edhe 2 ndeshje për të mbyllur sezonin, por në klubin vlonjat kanë nisur prej kohësh përgatitjet për të ardhmen.
“Të gjithë fazën e dytë kemi qenë në kontakt me njerëz. Jemi të gatshëm që të gjithë ato lojtarë të cilët janë të përgjegjshëm për ta mbajtur këtë fanellë sezonin e ardhshëm të jenë pjesë e Flamurtarit,”-Dritan Resuli, trajner i Flamurtarit.
Përveç Flamurtari gjasat janë që Labëria e qytetit të Vlorës të bëjë ‘play-off’ për t’u ngjitur në kategorinë e parë me Orikun ose Veleçikun.