Prokurorët francezë po shqyrtojnë një raport të BE-së që akuzon kandidaten e ekstremit të djathtë Marine Le Pen dhe bashkëpunëtorët e saj për përvetësim të mbi 600,000 eurove, fonde nga BE.
Zyra Evropiane kundër mashtrimit kanë akuzuar Le Pen, 53 vjeç, dhe babanë e saj Jean-Marie Le Pen, 93 vjeç, për përvetësim e më shumë se gjysmë milion eurove në emër të partisë së tyre, Tubimit Kombëtar të së djathtës ekstreme.
Të dielën, zyra e prokurorit në Paris konfirmoi se po studionte një raport që kishte marrë nga zyra e Evropiane kundër Mashtrimit më 11 mars. ‘Në total, flitet për 617,000 euro (667,100 dollarë)’. shtoi burimi.
Hetimi ka qenë i hapur që nga viti 2016 dhe Le Pen u mor në pyetje me postë në mars 2021, tha avokati i saj Rodolphe Bosselut për AFP. Duke folur për BFM TV, avokati tha se Le Pen i mohoi akuzat. Ai tha se Le Pen nuk ishte marrë ende në pyetje dhe as ai dhe klientja e saj nuk e kishin parë raportin e OLAF.
Kjo akuzë kundër kandidates presidenciale, vjen pasi sondazhet i japin asaj një shans të fortë për të mundur presidentin francez Emmanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të Francës më 24 prill.