Blogeri Louis Pisano ka kërkuar falje publike për krijimin e thashethemeve se A$AP Rocky dhe Rihanna u ndanë për shkak të një tradhtie.
Influencer-i i mediave sociale, pretendoi se çifti, që janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, ‘u nda’ pasi reperi u ‘kap duke tradhtuar’ këngëtaren shtatzënë me stilisten Amina Muaddi. “Mbrëmë mora një vendim budalla për të postuar disa informacione që kisha marrë”, shkroi Pisano të premten. “Unë nuk do të tregoj burimet, nuk do të fajësoj të tjerët për një diskutim që filloi, sepse në fund të ditës mora vet vendimin për ta shpërndarë.”
“Unë do të doja t’u kërkoja falje zyrtarisht të gjitha palëve që përfshiva në postimet e mia të pamatura në Twitter,”-shtoi ai. “Nuk kam asnjë justifikim për këtë, kam qenë shumë i përfshirë në dramën e krijuar.”
Thashethemet u shpërndanë para pak ditësh, pasi Pisano shkroi në një postim të fshirë që atëherë, “Rihanna u nda me ASAP, pasi e kapi atë duke e tradhtuar me stilisten e këpucëve Amina Muaddi”.