Dy të rinj nga Kavaja dhe Rrogozhina janë arrestuar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Tiranë pasi dyshohet se kanë futur në qarkullim dollarë të falsifikuar.
Ndalimi i tyre erdhi pasi policia kishte marrë informacion se disa persona hidhnin në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.
Dy të rinjtë, përveç kryeqytetit, dyshohet se kanë bërë një gjë të tillë dhe në qytete të tjera të vendit.about:blank
Në njoftimin e policisë nuk bëhet e ditur sasia e parave të falsifikuar që është sekuestruar.