TIRANË– Shumë shpejt socialistët do të kenë emrat për presidentin/en e ri të vendit! Sot, Partia Socialiste dot të mbledhë Grupin Parlamentar ku do të bëhet dorëzimi i emrave të propozuara nga deputetët socialist për presidentin/en e re. Partia Socialiste e cila ka edhe mazhorancën e parlamentit ka ngritur edhe grupin e punës që do të zhvillojë konsultimet me grupet e tjera e parlamentare në Kuvend, për të përzgjedhur një emër konsensual, ku të mërkurën pritet të takohet me opozitën.
PS ka mandatuar Taulant Ballën, Elisa Spiropalin dhe Damian Gjiknurin për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit. Ilir Meta do të jetë në krye të Presidencës deri më 24 korrik 2022, ndërsa Kuvendi duhet të nis procesin e zgjedhjes së tij jo më vonë se 24 maji 2022 sipas Kushtetutës.
Po ashtu në mbledhje pritet që të diskutohet edhe për çështjen e deputetit Orlando Rakipit dhe qëndrimin që do të mbajë PS-së, pas shpalljes së babait të tij ‘Non Grata’ nga DASH, vetëm pak ditë më parë.
Pas shpalljes ‘Non Grata’ të PS-së vetëm deputeti Orlando Rakipi, i biri i Aqif Rakipit, u shpreh se akuzat e SHBA s’kanë lidhje me babanë e tij. Më 11 prill ish-deputeti i Elbasanit Aqif Rakipi dhe pronari i mediave Ylli Ndroqi u shpallën ‘Non Grata’ nga DASH, (Departamenti Amerikan i Shtetit), ndërsa u janë bllokuar të gjitha pronat e tyre në SHBA. Pjesë e listës së zezë ku e kanë të ndaluar të hyjnë në SHBA dhe bllokimit të pasurisë janë edhe pjesëtarët e familjes së tyre të ngushtë.