Rusia ka tërhequr trupat nga Kievi dhe ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pas një sërë humbjesh pranë kryeqytetit. Kjo shtytje në zonën e njohur si Donbas mund të nënkuptojë një konflikt të zgjatur.
Forcat e Vladimir Putin tashmë kanë shkaktuar një katastrofë humanitare në lindje, duke e kthyer Mariupolin në gërmadha, por ato nuk kanë arritur të shkaktojnë disfatë në ushtrinë e Ukrainës.
Nëse Rusia do të pushtonte të gjithë Donbasin, kjo do t’i jepte Putinit një lloj arritjeje nga lufta e Rusisë. Hapi tjetër do të ishte aneksimi i Donbasit, ashtu siç bëri me Krimenë pas një referendumi të diskredituar në 2014.
Nëse do të vinte përpara 9 majit, Rusia do të mund të festonte edhe në Ditën e Fitores, kur ushtria ruse ende shënon humbjen e Gjermanisë naziste në 1945.