SHBA- Shtetet e Bashkuara janë duke u përpjekur që të sekuestrojnë super-jahtin “Amadea” që është në pronësi të oligarkut rus Suleiman Kerimov.
Sipas Aljazeera, oligarku rus që është ankoruar në shtetin ishullor të Paqësorit të Fixhit u ndalua pasi thuhet se ka kaluar në Fixhi pa u zhdoganuar.
Pronari rus i super-jahtit Suleiman Kerimov është gjithashtu i sanksionuar nga SHBA dhe Bashkimi Europian pas pushtimit të Ukrainës nga forcat ruse.
Drejtori i prokurorisë publike të Fixhit, Christopher Pryde, paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Lartë duke kërkuar të parandalonte Amadea që të largohej nga Fixhi.
Autoritetet në vende të ndryshme kanë sekuaestruar anije luksoze dhe vila në pronësi të miliarderëve rusë në përgjigje të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë, të cilin Rusia e quan një “operacion ushtarak special”.