Ministria ruse e mbrojtjes u ka bërë thirrje edhe një herë trupave ukrainase që qëndrojnë brenda fabrikës së çelikut Azovstal të Mariupolit që të dorëzojnë armët të mërkurën. Mariupol është rrethuar nga sulmet ruse, por Batalioni Azov i Ukrainës thuhet se është ende në fabrikën e çelikut, shkruan BBC.
Trupat ruse do të respektojnë një armëpushim ndërsa ultimatumi është në fuqi, duke filluar nga ora 11:00 më 20 prill. Por, asnjë ushtar ukrainas nuk pranoi e pranoi diçka të tillë ditën e sotme, njofti ministria me anë të një deklarate.
Ushtria ruse thotë se kontrollon pothuajse të gjithë Mariupolin, por zyrtarët ukrainas këmbëngulin se ushtarët e tyre do të luftojnë deri në fund.