Princ Harry ka folur për ndjenjat e tij në lidhje me të ëmën e ndjerë, Dianën, Princeshën e Uellsit. 25 vite më vonë, ai thotë se ende e ndjen praninë e saj në jetën e tij, edhe se po sigurohet që prania e saj të vazhdojë të ndihet edhe tek fëmijët e tij.
Princ Harry ishte vetëm 12 vjeç kur nëna e tij, Diana, Princesha e Uellsit, vdiq në vitin 1997. Ai gjithashtu ka rrëfyer edhe mënyrën se si u ka treguar fëmijëve të tij rreth nënës së tij.
“Nuk u tregoj të gjitha gjërat që kanë ndodhur, por sigurisht, përmes disa fotove që kam në shtëpi u them ‘Kjo është gjyshja Diana”, tha Harry. Ai shtoi se besonte se nëna e tij luajti një rol të ngjashëm edhe për vëllain e tij, Princin William, në vitet e para të prindërimit. Harry, 37 vjeç dhe Meghan, Dukesha e Sussex, 40 vjeç, kanë gjithashtu një vajzë, Lilibet, e cila është 10 muajshe. Harry tha se ai ndjen se Diana vazhdon ta udhëheqë atë ndërsa ai lundron prindërimin e fëmijëve të vegjël.