“Mariupoli është nën kontrollin rus”, kështu kanë deklaruar dy udhëheqësit kryesor të luftës presidente rus, Vladimir Putin dhe ministri rus i Mbrojtjes Shoigu.
“Rezistenca ukrainase në fabrikën e çelikut Azovstal nuk ka mbaruar ende. Do të duhen edhe tre ose katër ditë për të përfunduar operacionin, sepse ka ende 2 mijë ushtarë.”, tha Shoigu.
Gjatë një takimi mes të dyve, i cili u raportua nga agjencia ruse Tass, Putin dyshohet se e urdhëroi Shoigun të anulonte urdhrin për të sulmuar fabrikën e çelikut, një veprim me vështirësi të mëdha, duke pasur parasysh kokëfortësinë e rezistencës ukrainase.
Putin siguroi se Rusia do të garantojë që ata që do të dorëzohen do t’u shpëtojnë jetën dhe do të “trajtohen me njerëzim”.
Presidenti rus e quajti gjithashtu “sukses” çlirimin e Mariupolit, dhe sic theksoi nuk është një fjalë e zgjedhur rastësisht. Sipas Rusisë Mariupoli është qyteti i parë i madh që ra në “duart’ e rusëve, që nga 24 shkurti, kur filloi agresioni rus.
Putini po kërkon një formë “fitoreje” për t’ia paraqitur kombit më 9 maj, ditën kur Rusia feston fitoren mbi nazizmin në Luftën e Dytë Botërore.
Nga ana tjetër Kievi ka mohuar cdo pretendim të Rusisë për pushtimin e Mariupolit.