Operacionet antidrogë nga policia e Korçës nuk kanë të ndalur. Këtë të enjte është finalizuar faza e shtatë e operacionit “Restart” i cili ka nisur 5 muaj më parë dhe janë arrestuar 3 persona. Mësohet se janë sekuestruar 40 kilogramë të tjera lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
Numri i të arrestuarve ka shkuar në 19 dhe gjithsej është sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis në kuadër të këtij operacioni, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike në drejtim të shtetit grek, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.