Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu udhëzon të gjithë qytetarët që po trajtohen në shtëpi nga koronavirusi, se si të përfitojnë rimbursimin e barnave.
Përmes një shënimi në facebook, Manastirliu thekson se për të përfituar recetën me rimbursim qytetarët duhet të lidhen me mjekun e familjes, ose nëse nuk kanë kontakt të tij, të lidhen me linjën e gjelbër.
Mesazhi i Manastirliut:
#COVID19
Qeveria rimburson #BarnatFalas për qytetarët e diagnostikuar me COVID19.
Si të përfitoni recetën me rimbursim? Lidhuni me mjekun tuaj të familjes.
Nëse nuk keni kontaktin e mjekut tuaj të familjes lidhuni me linjë e gjelbër 📞0800 40 40 për ta mësuar.
Forma e rimbursimit të paketës përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Kështu vlera e rimbursimit për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 16 mijë e 50 lekë të vjetra.
Ndërsa vlera e rimbursimit për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 109 mijë lekë të vjetra.