Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare foli për zgjedhjen e presidentit të ri dhe tha se nuk do të jetë një emër nga grupi parlamentar i PS. Rama tha se nëse do e kishte bindjen për një kandidat do e kishte bërë publike e as do e pyeste opozitën fare.
Më tej ai iu drejtua opozitës duke thënë se do kenë gjithë konsultimet e nevojshme me PS-në nëse do japin kandidaturë bindëse.
“Nëse do e kishim bindjen për një kandidat që do na bindte plotësisht do e kishim bërë publike e as do ju kishim pyetur ju fare, por nuk e kemi kjo është e vërteta, nuk e kemi. Doni të jepni ju kontribut? Bujrum. Çfarë do zgjidhim ne me ju? Ju keni arritur në pikën që vini këtu merreni me zarfet e një procesi konfidencial, si në proces votimit që me zarf behet, Na tregoni ju hipokrizinë ne kur nxorrët 5 mijë veta në 2 mijë karrige. Ja urdhëro peng, unë jam peng? Ju jeni shpirtra të lirë? S’ka gjë më të rëndë se të jesh peng i gënjeshtrës tënde Për presidentin bujrum, do bëni gjithë konsultimet e nevojshme me ne nëse do jepni kandidaturë bindëse ne do e votojmë pa asnjë problem, nëse s’do jepni ne do bëjmë tonën e në fund partia do zgjedhë një president. Ne nuk do zgjedhim një president nga grupi parlamentar i PS”, tha Rama.