Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi se norma globale e rasteve me COVID-19 ka vazhduar të ulet gjatë muajit të fundit.
Në raportin javor që publikon organizata, tregohen të dhënat globale të rasteve për periudhën 11-17 prill.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe në mbarë botën janë regjistruar 5.5 milionë raste me COVID-19 ndërsa 18 215 persona kanë vdekur për shkak të virusit.
Norma globale e rasteve ka shënuar një rënie në 24 për qind në krahasim me një javë më parë dhe rënia në rastet globale ka vazhduar që nga java e fundit e marsit.
Në krahasim me shtatë ditët e mëparshme, ulja më e madhe e rasteve është vërejtur në rajonin e Paqësorit Perëndimor me 28 për qind ndërsa ulja më e vogël është regjistruar në rajonin e Amerikës Jugore dhe atë Veriore me 2 për qind.