Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski deklaroi se Ukrainës i duhen 7 miliardë dollarë çdo muaj për të kompensuar humbjet ekonomike të shkaktuara nga agresoni rus.
Gjatë një komunikimi virtual në një forum të Bankës Botërore, Zelenski tha se komuniteti global duhet të përjashtonte menjëherë Rusinë nga institucionet financiare.
Gjithashtu, ai u kërkoi të gjitha vendeve që të ndërprisnin marrëdhëniet me Moskën, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. Zelenski nënvizoi se Rusia ka bllokuar eksportet e Ukrainës në Portin e Detit të Zi, duke ndikuar në sigurinë ushqimore në botë.
Ndërsa, Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xho Bajden njoftoi paketën e dytë të ndihmës prej 800 milion dollarësh për Ukrainën.